×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Werderi: Aston Villa e do Milot Rashicën

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 17:35

    Tashmë është e konfirmuar, Villa po tenton ta transferojë Milot Rashicën në Premierligë.


    Ka disa javë që kanë nisur spekulimet për një kalim të mundshëm të Milot Rashicës në Premierligë te Aston Villa.

    Gjithçka është e vërtetë.

    Këtë e ka konfirmuar edhe njeriu i Werder Bremen, Clemens Fritz.

    “Po, ka pasur kontakte, mund ta konfirmoj këtë”, u shpreh ai.

    “Nuk ka ende asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të. Ne jemi duke punuar vazhdimisht dhe jemi në kontakt me përfaqësuesit e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!