Pas 8 vitesh me Kukësin, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit në krah, Besar Musolli do të largohet nga verilindorët.
Burime të Supersport Kosova kanë zbuluar edhe destinacionin e ri të mesfushorit.
Musolli menjhëerë pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Europa League do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës për t’u vendosur në dispozicion të Gentjan Mezanit te Gjilani.
Do të jenë pikërisht “skifterat” skuadra e re e 31-vjeçarit. Objektivat e Gjilanit në sezonin e ri janë të qartë do synohet titulli kampion, pas vendit të dytë të sezonit të kaluar dhe për ta bërë këtë, Mezani ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe si Musolli në skuadrën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.