×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmuar: Paris SG – Dortmund do të luhet pa tifozë

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 11:48

    Tashmë është konfirmuar se takimi ndërmjet Paris SG dhe Dortmundi në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë.


    Ky vendim vjen, pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit, që po konsiderohet si virus shumë i rrezikshëm, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raportimeve të fundit nga gazetat në Francë dhe ato në Angli, thuhet se policia e Francës ka marr vendim që kjo ndeshje të luhet pa tifozë, kjo për faktin se numri i njerëzve në “Parkun e Princave” do të jetë i madh, e për ta evituar rrezikun e kornavirusit është marr vendimi që dueli të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!