Juventusi ka arritur marrëveshje të plotë me Ángel Di María për të nënshkruar me yllin argjentinas në një transferim të lirë, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Kontratat po përgatiten pas bisedimeve të gjata për një marrëveshje njëvjeçare, që do të nënshkruhet dhe do përfundohet së shpejti.
Di María mund të fluturojë për në Itali tashmë këtë javë, ndërsa mesfushori Paul Pogba do të jetë në Torino të shtunën për të nënshkruar si lojtar i ri i Juventusit.
Ylli argjentinas ka pranuar ofertën e Juventusit edhe pse Barcelona dhe disa klube të tjera evropiane shprehën interesim gjatë javëve të fundit.
Di María nuk donte të rikthehej në Angli pavarësisht propozimeve shumë të mira në tavolinë, pasi që ai donte një aventurë tjetër përpara se të kthehej në Argjentinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.