×
  • Sport
  • Sport

    E la Gjermaninë për Kosovën, Fisnik Asllani: Po e bëj ëndrrën realitet

    Reporteri
    25 Dhjetor 2023 | 11:12

    Federata e Futbollit të Kosovës i ndau çmimet për më të mirët e vitit 2023.

    Gjatë ndarjes së çmimeve, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e prezantoi futbollistin më të ri të Kosovës.

    Ai është 21-vjeçari Fisnik Asllani, qendërsulmuesi i Austria Wienës.

    Asllani në Sports Show tha se është tejet krenar për ftesën e “Dardanëve”.

    Futbollisti theksoi se e la Gjermaninë për Kosovën.

    “Gjithmonë e kam pasur ëndërr të luajë për Kosovën. Jam duke u munduar ta bëj ëndrrën realitet”, tha Asllani.

    Fisnik Asllani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën austriake.

    Ai i ka luajtur deri më tani 11 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola.

    Asllani ka luajtur edhe në Kupën e Austrisë, ku në dy ndeshje ka shënuar një gol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!