×
  • Sport
  • Sport

    E mposhti Florian Markun, reagon Chris Kongo: Askush nuk mund të më ndal

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 11:36

    Chris Kongo ka mposhtur boksierin shqiptar, Florian Marku në “O2 Arena” të Londrës, pas vendimit të gjyqtarëve.

    Gjyqtarët velrësuan fitoren e Kongos ndaj Markut me rezultatin 96-94, 96-93, 98-92.

    Pas meçit, Kongo tha se ka punuar shumë dhe se e dinte se do t’i shpërblehej kjo me fitore, teksa beson se askush nuk mund ta ndal.

    “Ky s’mund të më ndal. Isha i disiplinuar dhe punova shumë, m’u shpërblye. Kam punuar shumë 24/7, jam krenar për veten për këtë fitore”, tha fillimisht Kongo për Sky Sports.

    “Unë besova, i besova punës, gjithçka që duhet të bësh është të besosh. Vitin e kaluar mora një humbje, por kjo nuk do të më pengonte të qëndroja në palestër dhe të punoja e të punoja. E dija se një ditë do të shpërblehej. Ia premtova vetes pasi ta fitoja këtë se do të kthehesha në palestër. Askush nuk do të më ndalojë. Unë do të qëndroj i disiplinuar”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!