×
  • Sport
  • Sport

    E ofenduan rëndë dhe e gjuajtën me para, Hajrizi tregon se si u ndje kur u fye nga Torcida vite më parë

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 20:40

    Drilon Hajrizi në një rrëfim ekskluziv për Reporterin ka folur për momentin kur vite më parë ishte përballur kundër Trepçës në Minatori dhe ishte fyer rëndë nga Torcida


    Tifo-grupi i njohur nuk e kishte pritur mirë Hajrizin në Minatori, kur ky i fundit erdhi për t’u përballur kundër Trepçës me fanellën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net

    Në atë kohë Torcida e kishte fyer Hajrizin me anë të një parulle të vendosur në tribuna si dhe gjatë ndeshje e kishin gjuajtur me para.

    Në një intervistë ekskluzive për Reporterin njëri nga basketbollistët më të mirë në Kosovë ka treguar se si është ndjerë nga ‘mikpritja’ që ia kishte bërë Torcida vite më parë.

    “Unë jam një tip me karakter shumë të fortë. Kam karakter shumë të fortë edhe është pak vështirë me më thy. Kanë ndodhë shumë probleme. Për këtë klub të gjithë e dinë që kam rreziku jetën, por asnjëherë nuk kanë mujtë me më thy, derisa e kam ngrit Kupën për këtë qytet, për këtë klub,” ka thënë Hajrizi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!