Trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp, ka synuar të bëjë një befasi të madhe gjatë këtij afati kalimtar.
Klopp raportohet të ketë tentuar që të transferojë francezin Franck Ribery tek skuadra e Liverpool.
Anësori 36 vjeçar është divorcuar me Bayern Munich, dhe Klopp, i cili gjithmonë ka qenë tifoz i Ribery, ka konsideruar transferimin e tij, sipas ‘L’Equipe’.
Por, në skuadrën e Liverpool ka shumë pak hapësira në fazën ofensive, prandaj mendimet e gjermanit nuk u konkretizuan.
Liverpool përndryshe është skuadra që ka shpenzuar më së paku në këtë merkato (Premierligë), me vetëm 1.7 milionë funte të shpenzuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.