×
  • Sport
  • Sport / Sport

    E pandalshme, Distria Krasniqi e para në ranglistën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

    Reporteri
    08 Gusht 2023 | 23:37

    Pas suksesit të fundit që pati gjatë paraqitjes së saj në Mastersin e xhudos në Budapest, ku mori medaljen e argjendtë, Distria Krasniqi ka korrur edhe një tjetër sukses.

    Në ranglistën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Distria është renditur e para në kategorinë e femrave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Xhudistja kosovare kishte ndërruar kategori në vjeshtën e vitit 2021, duke kaluar nga ajo me 48 kilogramë, tashmë në kategorinë me 52 kilogramë, ku mban kupën e lideres.

    Distria ka fituar gjithsej 8280 pikë, pas sukseseve të njëpasnjëshme në 12 muajt e fundit.

    Ajo u rëndit dy herë e para, fillimisht në Mastersin në Jerusalem në vitin 2022, si dhe në Paris Grand Slam, në shkurt të 2023-ës.

    Xhudistja me famë botërore numëron dy vende të dyta, përpos kësaj të fundit në Hungari, edhe atë në mars të këtij viti në Tblisi Grand Slam.

    Distria po ashtu mban medaljen e bronztë në garën botërore për seniorë në xhudo, e mbajtur në vitin 2022 në Tashkent të Uzbekistanit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!