×
  • Sport
  • Sport

    E quajti Prishtinën skuadër nga Serbia, televizioni norvegjez kërkon falje

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 19:35

    Televizioni publik i Norvegjisë ka bërë mbrëmë një skandal të madh, duke e quajtur FC Prishtinën një klub nga Serbia.


    Bodo/Glimt e eliminoi dje Prishtinën në Konferencë Ligë por gjatë komentimit të ndeshjes nga Televizioni Publik, komentuesit ju referuan FC Prishtinës si një klub nga një pjesë e Serbisë, një komentim skandaloz dhe i rrejshëm për publikun.

    Megjithatë, gazeta kosovare “Blic” ka kontaktuar me televizionin dhe ata kanë kërkuar falje për llapsusin e bërë.

    “Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë për këtë gabim informativ. Ne do të kërkojmë falje për këtë publikisht në transmetimin e mbrëmjes. Sinqerisht, Cicilie, Shërbimi Publik”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar medias kosovare.

    Kujtojmë se FC Prishtina pati një paraqitje të mirë në Evropë këtë sezon dhe arriti të kualifikohet në rrethin e tretë të Konferencë Ligës, fazës më të lartë që ka arritur ndonjë skuadër nga Kosova në garat e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!