×
  • Sport
  • Sport

    E rëndë: Gjendet një trup i pajetë në oborrin e shtëpisë së futbollistit të Arsenalit

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 16:01

    Një verë aspak e qetë për futbollistët e Arsenalit, kjo e këtij viti, pasi vetëm pak ditë më parë fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil u sulmua me thika nga disa keqbërës, të cilët u larguan pasi nga makina doli edhe boshnjaku Sead Kolasinac.


    Ndërkohë gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi. Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.

    Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.

    Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!