×
  • Sport
  • Sport

    E rrahu për vdekje boksierin rus, reagon Subriel Matias

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 22:31

    Bota e boksit u godit rëndë nga tragjedia e së martës, kur boksieri rus, Maxim Dadashev vdiq pas dëmtimeve të marra në tru në meçin kundër Subriel Matias.


    Boksieri nga Puerto Riko tani ka dhënë komentet e para pas vdekjes së Dadashevit, duke thënë se ai është “i shkatërruar”.

    “Askush nuk është i përgatitur për të vdekur kur shikon ëndrrat dhe objektivët,” tha ai, transmeton Periskopi.

    “Ne thjesht futemi në ring duke menduar për mirëqenien e familjes sonë, pa e menduar sa shumë mund të komplikohen gjërat në ring.

    “Fluturo lartë luftëtar i madh. Vetëm Zoti e di arsyen e gjërave. Gjithmonë do ta kesh respektin tim. U prefsh në paqe Maxim Dadashev.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!