Lajmi i fundit vjen nga gazeta e njohur në Francë, L’Equipe, ku sipas tyre sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappe është testuar për koronavirus.
Sulmuesi nuk ka stërvitur që dy ditë me klubin, kjo pasi i duhet t’i nënshtrohet disa analizave laboratorike për ta vërtetuar nëse ai është apo jo i infektuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.
Rezultati duhet të dihet sonte në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes. Rezultatet e para sidoqoftë tregojnë se testi është negativ – por gjithçka do të konfirmohet sonte më vonë, ose nesër.
Kujtojmë se Federate Franceze e Futbollit e ka marr vendim që çdo aktivitet sportiv të shtyhet deri në një zgjidhje të përbashkët të këtij problemi global./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.