×
  • Sport
  • Sport

    E thotë Ceferin: Sezoni 2019-20 mund të anulohet për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 11:13

    Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA, ka pranuar se sezoni aktual i futbollit mund të mos vazhdojë, nëse nuk rifillon deri në fund të qershorit.


    Pjesa më e madhe e ligave në të gjithë Evropën u pezulluan kohët e fundit për shkak të pandemisë koronavirus, përcjell GazetaBlic.Në takimin e fundit të UEFA me zyrtarët e federatave të pranuara, u caktua që sezonet e futbollit duhet të përfundojnë deri me 30 qershor.

    Ceferin beson se nëse futbolli nuk rikthehet të paktën deri me 30 qershor, ekziston mundësia që sezoni 2019-20 të anulohet dhe të mos jepen titujt fare.

    “Nëse nuk kemi sukses në rifillimin, sezoni mund të humbasë,” i tha ai La Repubblicas.

    “Është e vështirë për mua të imagjinoj të gjitha ndeshjet pas dyerve të mbyllura, por ne ende nuk e dimë nëse do të rifillojmë sezonet, me ose pa tifozë,” tha ai.

    “Nëse nuk do të kishte asnjë alternativë, do të ishte më mirë të përfundonim kampionatet”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!