Shoku i Ronaldinhos Nelson Cuevas ka ngritur alarmin për legjendën braziliane të futbollit.Sipas tij ai nuk ndihet mirë dhe ka humbur buzëqeshjen.
“Ai është në një burg. Vend ku nuk ëshë mësuar. Por, ai është i pafajshëm” ka thënë Cuevas.
“Ai nuk është i lumtur aspak. Sot, për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon, ai ka humbur buzëqeshjen. Ai as nuk e di se ku është” ka shtuar ish anëtari i River Plate.
“Ronaldinho ka rënë në kurth, autoritetet e dinë se ai është i pafajshëm. Ai ka përdorur dokument real, me përmbajtje të rreme, ai është viktimë” ka thënë Cuevas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.