Është në rehabilitim që nga Janari, pas një operacioni që e pati në gju.
Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez në një prononcim për mediat spanjolle ka thënë se pret që kur Barcelona të rikthehet në veprim, edhe ai të jetë gati, përcjell GazetaBlic.
Kjo gjithmonë sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas, i cili planifikon që rikthimi në fushat e blerta për skuadrat spanjolle të ndodhë në muajin Maj.
“Kthimi im është brenda mundësive që ne kemi menaxhuar dhe tani ka pasur një ndryshim, por ideja për t’u kthyer herët ishte e qartë. Doktori im po më thoshte që kam bërë shumë mirë dhe kjo më dha shpresë që të kthehem të luaj sa më shpejt”, tha ndër të tjera përfaqësuesi ameriko-latin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.