×
  • Sport
  • Sport

    E turpshme: Tifozët e Ferizajt i thanë ‘majmun’ lojtarit të Vushtrrisë, ai ia ktheu duke shënuar golin e fitores

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 19:54

    Vushtrria arriti fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Ygor Vinicius


    Vushtrria e mposhti Ferizajn me rezultat minimal 1-0, ndërsa në këtë takim tifozët vendas u treguan të pamëshirshëm ndaj futbollistit me ngjyrë, Ygor Vinicius, raporton Reporteri.net

    Gjatë tërë ndeshjes Vinicius ka qenë cak i thirrjeve raciste nga ana e tifozëve të Ferizajt.

    Gazetari kosovar, Granit Tërstena ishte në tribuna në këtë takim dhe me anë të një postimi të bërë në Twitter ka zbuluar se fëmiijët e moshës 9-12 vjeçare kanë bërë thirrje raciste në drejtim të Ygor Vinicius, i cili më pas shënoi golin e fitores për Vushtrinë.

    Reporteri.net ka kontakuar me Granit Tërstenën që të marr më shumë informacione dhe ai ka rrëfyer atë që ka parë sot në stadium.

    Image result for ygor vinicius vushtrria“Dy lojtarët me ngjyrë të Vushtrrisë gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë viktimë e komenteve raciste. Vazhdimisht i thonin ‘majmun’ lojtarëve me ngjyrë të Vushtrrisë. 80 përqind e këtyre që vepruan kështu ishin fëmijë të moshës 9 deri në 12 vjeçare.” ka thënë Tërstena.

    Ndryshe, Vushtrria me fitoren e sotme ka kaluar në vendin e nëntë me 4 pikë, ndërsa Ferizaj është në pozitën e dhjetë me 3 pikë pas katër xhirove të zhvilluara në Superligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!