×
  • Sport
  • Sport

    Eden Hazardit do t’i kërkohet shkëputja e kontratës

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 20:51

    Afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i ngarkuar për Real Madridin.

    Jo më pak se gjashtë lojtarëve të ekipit të parë pritet t’u tregohet dera e largimit nga presidenti i klubit, Florentino Perez, pasi po ai kërkon të freskojë ekipin për sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

    Një nga ata që mund të largohet është Eden Hazard. Ish-reprezentuesi belg konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2019, por periudha e tij në Madrid ka qenë larg nga ajo që e kishte në “Stamford Bridge”.

    Hazard ka bërë vetëm tre paraqitje në La Liga këtë sezon, me të fundit në shtator. Ai konsiderohet i tepërt ndaj kërkesave nga Ancelotti, dhe është raportuar se bisedimet për të ardhmen e tij priten të nisin së shpejti.

    Sipas “Fichajes”, 32-vjeçari do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” në verë, pasi Perez thuhet se do të diskutojë një ndërprerje të kontratës me marrëveshje të dyanshme me të, në takimin e tyre të ardhshëm.

    Eden Hazard me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!