×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Fellaini pozitiv në testin për Koronavirus

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 10:24

    Marouane Fellaini ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit në provincën kineze të Jinan, deklaron një departament lokal të shëndetësisë.


    Ish-lojtari i Evertonit dhe Manchester Unitedit aktualisht luan për skuadrën kineze, Shandong Luneng, dhe mbërriti me tren në Jinan më 20 mars duke marr aty virusin.

    Fellaini, 32 vjeç, është lojtari i parë i Superligës Kineze që rezulton pozitiv për coronavirus deri më sot, me kampionatin, i cili si shumica e të gjithëve në botë, aktualisht është i pezulluar.

    DailyMail me një artikull të veçantë e ka konfrimuar lajmin duke theksuar faktin që ai dyshohet që kishte kontakte me disa persona gjatë këti rrugëtimi të tij.

    Ndërsa Covid-19 ishte me origjinë nga Kina, raportet nga vendi sugjerojnë një rënie dramatike të rasteve të diagnostikuara gjatë muajit pasi gjërat janë përkeqësohen diku tjetër në botë.

    Fellaini u transferua në Shandong në vitin 2019 dhe shijoi një sezon të parë të suksesshëm me klubin pasi shënoi 13 gola në të gjitha garat, ndërsa skuadra e tij përfundoi e pesta në ligë.

    Rritja e infektimit me coronavirus po përkeqësohet në mbarë globin, ndërsa futbolli nuk ka qenë në gjendje t’i shpëtojë pasi një numër lojtarësh, menaxherësh dhe stafesh kanë rezultuar pozitiv.

    Të shtunën, ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz ndërroi jetë me trishtim pasi u shtrua në spital me gjendje emergjente, ndërsa ylli i Juventusit , Paulo Dybala iu bashkua listës së lojtarëve të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!