Skuadra e Feronikelit është rikthyer në stervitje pas “dritës së gjelbërt”, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Skuadra beri punë të mirë, duke qenë së ka pasur një pauzë të gjatë shkaku i pandemisë globale që preku edhe Kosovën, shkruan klubi i Feronikelit.
Futbollistët janë munduar të mbajmë formën me stërvitje individuale gjatë gjithë kohës dhe kjo u pa edhe në stërvitjen e sotme të mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Skuadra dukej në atmosferë të mire dhe e vendosur për të arritur optimalen e formës para fillimit të ndeshjeve të para për Kampionat dhe Kupë.
Ditëve më vijim pritet rritje e intensitetit të stërvitjeve nga trajneri, Afrim Toverlani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.