Fiorentina është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Vedat Muriqin.
Sulmuesi kosovar është lidhur me një largim nga Fenerbahçe pas interesimit të vazhdueshëm të Lazios. Por klubi turk ka bërë të ditur se Muriqi do të largohet nga klubi vetëm për 20 milionë euro.
Sipas “Sky Sport Italia”, së fundi në garë për sulmuesin kosovar ka hyrë edhe Fiorentina.
Madje drejtuesit e klubit të Fiorentinas kanë nisur bisedimet me krerët e klubit të Fenerbahçes.
Skuadra italiane thuhet se është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga klubi turk. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.