Braziliani Kaka nuk ka e ka humbur instiktin e përdorimit të topit, gjë të cilën e ka dëshmuar në sfidën me zhonglimin e letrës higjienike, e cila ka lindur si një formë argëtimi për ditën në izolim.
Ish-trekuarti, i cili kulmin e karrierës e pati me Milanin, ku dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2007, është nominuar për këtë sfidë nga një mik i tij pastor.
Mirëpo, sfidën nuk e ka kryer të plotë, sepse miku i tij i kishte kërkuar të bënte pompa teksa zhonglonte topin.
“Kur një pastor të sfidon, më mirë ta pranosh sfidën. Por pranoj vetëm sfidën, jo pompat,” shkruan 37 vjeçari brazilian, që dikur thirrej “Djaloshi i Artë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.