×
  • Sport
  • Sport

    Edhe në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 20:45

    Aeroplani me ekipin olimpik të xhudos së Kosovës ka arritur në Prishtinë.

    Për tre medalistet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, është organizuar pritje madhështore edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Mijëra qytetarë janë dalë për t’i pritur tre medalistet.

    Edhe tifogrupi “Dardanët” e kanë organizuar për ekipin olimpik të xhudos.

    Një anëtar i këtij tifogrupi thotë se kjo është më e pakta se çka mund të bëhet për vashat që ia kanë ndritur fytyrën kombit shqiptar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!