Skuadra e Llapit ka triumfuar sot me përmbysje ndaj Trepçës ’89.Të drejtuarit e Tahir Batatinës fituan me rezultat 2 me 1.
Muharrem Jashari shënoi për mysfafirët për 0 me 1, kurse Ardit Peposhi dhe Valmir Veliu shënuan për fitoren e Llapit.
Megjithatë, një gjë skandaloze ndodhi pas ndeshjes, atje ku nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina ka bërë komente ofenduese si dhe ka lejuar disa të tilla ndaj gazetares, Qeqa Krelani, shkruan gazeta blic.
Ndër të tjera në komente tha: “Merre taksin e shko tregoja rezultatin edhe ta bën një masazh” një komentuesi.
Kjo gjuhë është skandaloze dhe e papranueshme për një anëtar klubi, aq më tepër për një klub që synon që ta përfaqësojë vendin në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.