Brenda dhjetë ditësh, skuadra e Baselit pritet të zyrtarizojë largimin e sulmuesit Albian Ajeti që po kërkohet me ngulm në Angli.
Mediumet angleze, të hënën, kanë zbuluar se interesim për transferimin e Ajetit kanë shprehur West Ham Unitedi që bën gara në Premier League dhe West Bromwich Albioni që bën gara në Championship (kategoria e dytë angleze).
Të dy skuadrat e shohin sulmuesin 22-vjeçar, përforcim të duhur për edicionin e ri dhe po tentojnë që sa më shpejt të mbyllin marrëveshjen, pasi afati kalimtar në Angli do të mbyllet pasditen e datës 8 gusht.
Për dallim nga Championshipi që nis këtë vikend me gara, edicioni 2019/20 në Premier League do të nisë javën e ardhshme. Si West Hami ashtu edhe WBA-ja, janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për Ajetin.
Kosovari që përfaqëson Zvicrën, në ndeshjen e fundit kampionale të Baselit nuk u aktivizua fare dhe zyrtarët e këtij klubi kanë lënë të hapur mundësinë e largimit të tij. Te Baseli kanë pranuar ofertat që kanë marrë për Ajetin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Edicionin e shkuar, Ajeti ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 11 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.