Edhe Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në luftën kryesore ajo mposhti me ippon në shënim të artë Natalie Powel të Britanisë së Madhe.
Është kjo medalja e katërt për Kosovën nga Mastersi i Dohas, e treta e bronztë. Krahas saj, të njëjtën medalje e fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi mori të artën.
Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike Tokyo 2020. Ekipi i xhudos mori pjesë me pesë garues.
BREAKING: Another medal, another bronze?. Loriana Kuka wins bronze medal at #judoMasters Doha 2021. This is the fourth medal for our country. Proud with you? ??????#judoMasters pic.twitter.com/zrHkjLx7yi
— NOC KOSOVO (@NOCKOSOVO) January 13, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.