×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një shqiptar “pushton” Turqinë, 23 vjeçarin e bleu klubi nga kryeqyteti

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 16:43

    Klubi i Superligës turke, Ankaragucu, ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se është përforcuar me mesfushorin kosovar, Idriz Voca.


    “Klubi ynë, që po vazhdon me përforcime, ka nënshkruar kontratë 2+1 me Idriz Vocën”, thuhet në konfirmimin e klubit turk.

    Voca, 23 vjeçar, është shprehur i lumtur për këtë transferim, derisa ka thënë se do të japë më të mirën e tij.

    “Jam krenar të jem pjesë e një klubi të fortë dhe të suksesshëm siç është Ankaragucu. Jam i entuziazmuar t’i shërbej komunitetit Ankaragucu. Do të jap më të mirën time për të kontribuuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Voca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!