Tenisti japonez Kei Nishikori ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë në turneun Cincinnati Masters.
Ai rrezikon të mungojë në grand slamin US Open, i cili nis pas dy javëve.
Finalisti i vitit 2014 në US Open thotë se ndihet mirë dhe se është vetizoluar. Ai njoftoi se do ta bëjë edhe një test tjetër të premten.
Kampionët në fuqi Rafael Nadal dhe Bianca Andreescu kanë njoftuar tashmë se nuk do të marrin pjesë në US Open.
“Këtë mëngjes në Florida, e bëra testin për Covid-19 dhe dola pozitiv”, tha numri 31 i botës.
“Më duhet të tërhiqem nga turneu Cincinnati këtë herë. Unë dhe ekipi im do të testohemi përsëri të premten”, shtoi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.