Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.
Ylli nga Kosova, lëshoi një ‘projektil’ në minutën e 63’ të ndeshjes, duke shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur nga largësia.
22 vjeçari është lojtari i momentit te skuadra gjermane, ku në katër paraqitjet e fundit ka shënuar hiq më pak se pesë gola. Nëse shikohet në tërësi viti 2019, gjen se Rashica po kalon formën më të mirë të karrierës së tij.
Në 11 ndeshje gjatë këtij viti, Rashica ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.
Këto paraqitje dhe këto gola, kanë mahnitur edhe UEFA-n, që i ka dedikuar një postim lojtarit që po shkëlqen te Werder Bremen.
“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”, shkruhet në faqen e UEFA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.