Ylli sulmues i Juventus-it, Paulo Dybala, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Sipas El Nacional, Paulo Dybala tani është në karantinë, me 121 anëtarë të stafit të klubit në izolim vullnetar, shkruan Reporteri.net.
El Nacional shënon gjithashtu se shoku i skuadrës së Dybala, Gonzalo Higuain, po monitorohet nga afër pasi besohet se ai kohët e fundit ka qenë në kontakt me 26-vjeçarin.
Virusi COVID-19, tashmë ka filluar të prekë edhe botën e futbollit duke infektuar kështu disa futbollistë dhe disa basketbollistë. /Reporteri/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.