Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për hendbollin në Kosovë.
Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave (2020/2021) të fillojë më 10 tetor. Shorti për kampionatin e ri do të tërhiqet më 25 shtator.
Po ashtu është vendosur që Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave në edicionin e ri t’i ketë 12 skuadra. Në Superligë do të garojnë edhe Drita e Gjilanit dhe KEK-u i Obiliqit.
Istref Sadriu është rizgjedhur komesar i garave, kurse Fahredin Hashani, Komesar për vlerësimin e gjykimit të ndeshjeve.
Janë marrë edhe vendime që kanë ndikim në zhvillimin e mëtejmë të sportit tonë për periudhë më të gjatë.
Është aprovuar projekti i digjitalizimit të ueb-faqes së re, që starton nga edicioni i ri i garave. Bordi po ashtu ka aprovuar Manualin e Task-Forcës për COVID-19, sipas udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Federatës Evropiane të Hendbollit dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Bordi ka formuar edhe Komisionin për caktimin e grupit punues që do të përgatit Strategjinë e Hendbollit për periudhë dhjetëvjeçare.
Në Bord është diskutuar edhe njëherë për fazën përfundimtare të kampionatit të kaluar. Është vlerësuar se organizimi ishte i nivelit të lartë, për çka vlerësime dhe falënderime kanë dhënë IHF-ja, EHF-ja dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.