×
  • Sport
  • Sport

    Edlir Tetova largohet nga KF Ulpiana

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 20:38

    Klubi kosovar i SuperLigës së Kosovës KF Ulpiana ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me Edlir Tetovën i cili ishte trajner i tyre, transmeton Reporteri.net.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Ulpianës, të cilët me anë të një postimi në Facebook kanë falënderuar Edlir Tetovën për punën e tij deri më tani.

    Ndërkaq, si trajner i KF Ulpianës do të jetë Fadil Ademi

    Postimi i plotë:

    KF ULPIANA – INFORMIM

    Të priftë e mbara, Edlir TETOVA.
    Shefi i shtabit teknik Tetova dhe KF ULPIANA, ndajn rrugët me bashkpunim të dy anshëm.
    Edlir Tetova filloi karrieren e Kryetrenerit tek ne në fillim të Korrikut 2021, i cili erdhi nga
    KF. TIRANA, i cili shpalosi njohuri të reja në klubin tonë ULPIANA.
    KF ULPIANA falenderon trenerin Tetova për punë e tij të palodhshme, i cili së bashku me Trenerin Fadil ADEMI, Visar Bardhin, Apollon Ajeti kanë ndërtuar një ekipë të shkelqyeshem, por në SuperLigen e Kosovës nuk patem fat ne si klub Ulpiana, edhe pse kemi fituar disa përballje nga ekipet superiore te SupërLigës.

    Betejën në SuperLigen e Kosovës, do ta zhvilloj Treneri Fadil ADEMI me ndihmësat e tij Visar BARDHI dhe Apollon AJETI.

    Suksese Edlir TETOVA, respekte ?.

    Na priftë e mbara neve KF ULPIANA
    Me respekt
    #KFULPIANA
    Lipjan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!