×
  • Sport
  • Sport

    Edmond Azemi pensionohet nga basketbolli, falënderon KB Prishtinën e Plisat

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 17:21

    KB Prishtina ka mbajtur sot një konferencë për media, ku lojtari Edmon Azemi, është pensionuar edhe zyrtarisht si basketbollist aktiv.


    Azemi i emocionuar e në mes lotësh falënderoi për besimin, Plisat dhe tërë bordin e kryesinë e Klubin për përkrahjen që iu dha.

    Ai u zotua se do të punojë maksimalisht që Prishtinën t’a mbajë në nivel evropian.

    40 vjeçari tani tek KB Prishtina do ta ketë pozitën e drejtorit.

    Për karrierën e lavdishme të Edo Azemit folën edhe dy nënkryetarët e Klubit, Ferit Zekolli e Shkumbin Jakupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!