×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova “ëndrron” Barcelonën: Nuk ndalem deri të luaj për një klub të madh

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 22:58

    Edon Zhegrova është shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës franceze Lille.

    Ai para disa ditësh i realizoi dy gola kundër Lorient e edhe sot ishte kreator i fitores së ekipit kundër Montpellier.

    Zhegrova në Sports Show në Klan Kosova se qëllimi i tij nuk është që të rrijë gjatë tek kjo skuadër.

    Ai thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të luaj për një klub të madh, e ëndrra e tij vazhdon të jetë klubi nga Katalunia.

    “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona, nuk do ndalem deri të arrijë atje. Kam kualitet të luajë në një klub të madh botëror”, tha ylli i Lille.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!