Ishte magjik ndaj Real Madridit, duke e marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes në fund.
Edon Zhegrova ishte i pandalshëm ndaj kampionit në fuqi evropian, me skuadrën e tij Lille që e mposhti me shifrat 1-0.
Për këtë paraqitje mahnitëse, Zhegrova ka deklaruar që ka qenë një ndjenjë e veçantë.
”Ka qenë ndjenjë e veçantë, por së pari i gjithë ekipi ka dhënë maksimumin siç e dimë Real Madridi është një shumë ekip i madh dhe ka qenë kënaqësi e madhe në atë ndeshje me u shpall lojtari i ndeshjes dhe që ka fituar ekipi, kjo ka qenë me rëndësi”, u shpreh Zhegrova për Klan Kosova
Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.