Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultat minimal në Jerevan në miqësoren e polemikave politike për shkak se nikoqirët vendosën mbrapshtë flamurin e Kosovës në fanellat e lojtarëve.
Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët më të mirë të Kosovës në ndeshjen që Kosova e fitoi dje me rezultat 1-0 ndaj Armenisë.
Pas ndeshjes ai ka thënë se rezultati ka qenë shumë pozitiv, por loja është dashur të jetë më e mirë.
“Ndeshjen e radhës kundër Hungarisë duhet të jemi shumë më të mirë se në këtë ndeshje (ndaj Armenisë), por me rëndësi është se jemi duke u njoftuar me trajnerin dhe duke u adaptuar me taktikat e tij, dhe shpresoj të arrijmë fitore edhe në ndeshjet e radhës”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se çdo herë mundohet të japë kontribut të madh si për kombëtaren.
“Unë mundohem me kualitetin tim ta ndihmoj ekipin si në klub ashtu edhe në kombëtare, unë gjihtmonë do të bëjë më të mirën dhe maksimumin që të shkojmë sa më përpara me Kosovën”, ka thënë Zhegrova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.