Danimarka nuk arriti ta ruante epërsinë e hershme, belgët e bënë një hap të madh drejt kualifikimit.
Belgjika e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales së Kampionatit Evropian. Belgët e mposhtën sonte Danimarkën me përmbysje, në xhiron e dytë të Grupit B. Danezët nuk ia dolën ta ruanin epërsinë e hershme dhe paraqitjen e mirë që e bënë në pjesën e parë. Yussuf Poulsen e kaloi Danimarkën në epërsi qysh në minutën e dytë pas një gabimit të kundërshtarëve.
Ndërkaq, belgët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë. Thorgan Hazard e barazoi rezultatin në minutën e 55-të pasi e mori një top nga Kevin de Bruyne.
E ylli i Manchester Cityt ishte protagonist edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi vetë pas një gjuajtjeje të saktë me të majtën.
Para dhe gjatë ndeshjes, të dyja ekipet e kujtuan dhe duartrokitën Christian Eriksenin, i cili pësoi sulm kardiak në ndeshjen e parë me Finlandën. Kjo ishte fitorja e dytë e Belgjikës, e cila paraprakisht e kishte mundur Rusinë 3:0. Me këtë rast, belgët e shohin veten me një këmbë në fazën tjetër. Kurse, Danimarka me këtë disfatë i humb përfundimisht shpresat për kualifikim në të tetën e finales.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.