Ekipi i Kosovës është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin të martën.
Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit, raporton televizioni publik.
Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se mbi 150 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.
Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi.
Bëhet fjalë për ekipin e Auto Sportit të Kosovës.
Ekipi i Kosovës ka marrë pjesë në njërën prej garave më të mëdha botërore “FIA Motorsport Games”, të mbajtur në Valencia të Spanjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.