×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi i njohur anglez ofron 7 milionë euro për Rashicën, Besiktas nuk do largimin e tij

    Reporteri
    18 Shkurt 2024 | 9:57

    Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur me futbollistin kosovar Milot Rashica, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij në Besiktas javët e fundit.

    Mediumi turk, Takvim mëson se Leeds United, një nga skuadrat e kampionatit anglez, ka shfaqur interes për lojtarin 27-vjeçar dhe së fundmi ka bërë një ofertë zyrtare për ekipin turk.

    Skuadra angleze i ofroi 7 milionë euro Besiktasit për futbollistin.

    Rashica, i cili iu bashkua skuadrës turke në verë do të ketë kontratë me Besiktashin deri në vitin 2027 dhe largimi i tij nuk duket i mundshëm në merkaton e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!