Kombëtarja e Spanjës të mërkuren do të përballet me Kosovën, në kuadër të grupit B të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Tashmë futbollistët e Spanjës janë nisur për në Prishtinë, ku pritet të mbërrijnë pas disa orëve.
Spanjollët nga ora 18:15 do të paraqiten në konferencën për media para ndeshjes, kurse nga ora 19:00 do të zhvillojnë stërvitjen e parë në kryeqytet.
Ekipi i Luis Enriques kërkon vetëm tri pikë nga ky duel që të ruajnë vendin e parë në grup, i cili siguron kalimin tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.