×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi kosovar mposhtet nga ai brazilian në terrenin e parë në ndeshjen vendimtare për ta

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 15:57

    Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” e kanë nisur me humbje terrenin e parë në ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

    Ata po përballen me ekipin nga Brazili – ‘mibr’, të cilët arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16).

    “Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

    Tashmë rruga për kualifikim në “Legends Stage” është e mundur vetëm në rast se “BNE” fiton në map’in – (terrenin) “Ancient”.

    Në rast se “Bad News Eagles” arrijnë të fitojnë në “Ancient” atëherë do të luajnë në “Vertigo” lojën e fundit.

    Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE me komentim shqip nga streameri ‘xhocii’ duke klikuar: KËTU – VIDEO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!