Lassine Traore ka nënshkruar me skuadrën suedeze Osterlen FF, e cila udhëhiqet nga ish-trajneri i Feronikelit, Agim Sopi
Agim Sopi e ka sjellur në skuadrën e tij ish-futbolistin e Trepçës ’89, Lassine Traore, shkruan Reporteri.net
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Sopi në një prononcim për Reporterin, derisa për futbollistin kanë qenë të interesuara edhe klubet nga Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Portugalia.
“Lassine Traore ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Osterlen FF. Ai do të qëndrojë këtu para se ta bëjë hapin e madh të radhës në karrierë,” ka thënë Sopi.
Traore ka qenë për dy sezone pjesë e Trepçës 89′ ku zhvilloi 31 paraqitje dhe realizoi 5 gola, derisa ai ka pasur shumë oferta në tavolinë, por zgjodhi që të vazhdonte karrierën në Suedi te Osterlen FF, aty ku trajner do ta ketë Sopin.
Reporteri mëson se Traore ka qenë i kërkuar nga disa klube të njohura në Kosovë e Shqipëri. Prishtina dhe Kukësi ishin dy nga klubet e mëdha shqiptare që kishin shfaqur interesim për mesfushorin 20 vjeçar nga Mali.
Por, interesimi ka qenë edhe më larg si nga Hajduku i Splitit në Kroaci dhe nga klubi portugez Boavista. Një transferim i madh nuk arriti të ndodhte për të shkaku i pandemisë.
Ndryshe, për transferimin e Traores te Osterlen FF kanë shkruar edhe mediat e shumta në Suedi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.