Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth 1 orë më parë në Greqi, ku viktimë ka mbetur boksieri i njohur me origjinë shqiptare, Haris Kontogiorgis.
Sipas informacioneve të mediave greke, 35 vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi në afërsi të palestrës ku stërvitej.
Policia dyshon se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë, ndërsa shkaku i mundhsëm dyshohet të jetë larja e hesapeve.
Në vendin e vrasjes u gjetën më shumë se 15 gëzhoja, teksa policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët./News33
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.