Mediumet angleze vazhdojnë të raportojnë rreth interesimit të skuadrës angleze Fulham për shërbimet e sulmuesit Elbasan Rashani.
Ekipi londinez është i gatshëm të ofroj 500 mijë euro për të. 26 vjeçari pritet që në këtë afat kalimtar të largohet nga ekipi norvegjez, Odd, por ende nuk dihet destinacioni.
Në një prononcim për Indeksonline, Rashani ka thënë se nuk ka shumë informacione sepse menaxheri i tij po merret me punën e transferimit.
“Normal që ka mundësi me u transferu, megjithatë muk kam shumë informacion njëherë. Menaxheri im punon për këto gjëra. Është shumë herët veç te kqyrim çka do të ndodhë”.
Forma e Rashanit ka ardhur duke u ngritur muajve të fundit. Ai shënoi golin e fitores me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian kundër Bullgarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.