Vedat Muriqi është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë me Fenerbahcen ku vazhdimisht po shënon gola
Super sulmuesi i Kosovës dje shënoi një gol tejet të bukur kundër Konyasporit në fitoren 5-1 të Fenerbahces, shkruan Reporteri.net
Sot, Vedat Muriqi ka festuar golin duke kaluar një ditë të bukur me gruan e tij, Edibe Muriqin.
Kjo e fundit madje ka postuar dy fotografi në rrjetin social Instagram ku edhe ka shprehur dashurinë që ka për Vedatin.
Ndryshe, Vedat Muriqi është i martuar tash e disa vite me Ediben, ku edhe kanë një djalë të quajtur Orhan. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.