×
  • Sport
  • Sport / Sport

    “Elhamdulilah”, bokserja Imane Khelif reagon për herë të parë pas fitores që shkaktoi polemika

    Reporteri
    01 Gusht 2024 | 19:33

    Fitorja e Imane Khelif kundër Angela Carinit në boksin e femrave ka shkaktuar polemika në Lojërat Olimpike.

    Carini u tërhoq 46 sekonda në meçin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.

    Debati buron nga Khelif që më parë dështoi në një test të përshtatshmërisë gjinore që do të thotë se ajo u skualifikua nga Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.

    Ajo u lejua të garonte në Paris 2024 në fillim të këtij muaji, si dhe konkurrentja e Tajvanit Lin Yu-ting pasi u administrua nga një organ tjetër për Kampionatin Botëror.

    Gara e vitit të kaluar në Indi u organizua nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), e cila nuk është më një federatë e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

    Pas fitores së saj kontroverse, algjeriania theu heshtjen e saj në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e saj.

    Ajo ka shkruar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: “Elhamdulilah. Fitorja e Parë”.

    25-vjeçarja do të përballet me hungareze, Anna Luca Hamori, pasi ajo mundi australianen Marissa Williamson me vendim me pikë.

    Ndeshja e tyre do të zhvillohet të shtunën më 3 gusht në orën 16:22.

    Khelif iu shmang mediave pasi doli nga arena pas fitores së saj të diskutueshme kundër Carinit. /Telegrafi/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!