×
  • Sport
  • Sport

    Emocione të jashtëzakonshme: Lojtarët e Monchengladbach e shikuan fundin e ndeshjes së Interit në iPad

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 23:28

    Sonte ishte një mbrëmje mjaft interesante në Ligën e Kampionëve


    Vëmendja kryesore ishte në Grupin B, ku Reali dhe Borussia Monchengldabach vazhduan tutje, derisa Interi u përshëndet nga Liga e Kampionëve pas barazimit 0-0 me Shakhtarin, shkruan Reporteri.net

    Futbollistët e Borussia Monchengladbach që u mposhtën 2-0 nga Reali, pas përfundimit të ndeshjes u mblodhën dhe shikuan fundin e përballjes Inter-Shakhtar.

    Kur ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0, futbollistët e Monchengladbach festuan si të çmendur pasi ky rezultat ia mundësoi kalimin në 1/16 në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!