×
  • Sport
  • Sport

    Realizohet ëndrra e ‘Xhebrailave’: Koba po bëhet me shtëpi të re

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 14:19

    Koba është njëri nga tifozët më të veçantë që ka skuadra e Ballkanit të Suharekës


    Koba, i cili është me sindromën Doën në çdo ndeshje është në përkrahje të Ballkanit dhe llogaritet si njëri nga tifozët më të flakët që ka kjo skuadër, shkruan Reporteri.net

    Lideri i tifogrupit të Xhebrailave, Korab Elshani me anë të një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se Kobës do t’i ndërtohet një shtëpi të re.

    Kjo shtëpi do të financohet nga humanisti Halil Kastrati, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

    Ky është postimi i Elshanit që e ka bërë në Facebook:

    Një ëndërr e Xhebrailav u bo realitet !
    Një inciativ e Xhebrailav për antarin tonë KOBA sot u kry KOBA po bëhet me shtëpi ❤
    Ky projekt financohet nga Humanisti Halil Kastrati Presidenti FC Ballkani Arsim Kabashi dhe nga Kryetari Bali Muharremaj
    Dua të falenderoj Policin Blerim Kuçi Inxhinier dhe projektuest Beqir Ramadanin Sami Kolgeci
    Dua falenderoj nga thellsia zemres këta njerz per perkrahjen e shtepis KOBËS
    Zoti ju bekoftë

    XHEBRAILAT 1992./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!