Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.
21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.
Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.
“Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar”.
“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK.
Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.