Gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, raporton se mesfushori Christian Eriksen ka dërguar mesazh në grupin e Whatsapp te bashkëlojtarët e Danimarkës pas fitores ndaj Republikës Çeke.
Eriksen ra pa ndjenja në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, pas një arresti kardiak, por fatmirësisht doli të shpëtojë, transmeton lajmi.net.
Sipas Gazetta dello Sport, 29-vjeçari ka dërguar mesazh te bashkëlojtarët pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke dje.
Eriksen shkroi: “Jam krenar për ju”, me Danimarkën që tani në gjysmëfinale do takohet me Anglinë.
Fituesi i kësaj ndeshje, do arrijë në finale të “Euro 2020”, ku do takohet me fituesin e takimit Itali – Spanjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.